a (lidhëz)

përdoret për të lidhur dy gjymtyrë të një fjalie ose dy fjali, dy gjymtyrët e një togfjalëshi foljor:

  1. që përjashtojnë ose që zëvendësojnë njëra-tjetrën; ose, o.;
  2. që veçohen njëra nga tjetra, që i kundërvihen njëra-tjetrës nga kuptimi ose që plotësojnë njëra-tjetrën; ose.
  3. ku folja përsëritet me mohim për ta shprehur veprimin në shkallë të lartë; apo.

shembuj

sipas kuptimit 1

  • Sot a nesër.
  • Shpejt (herët) a vonë.
  • I vogli a i madhi.
  • Çift a tek?
  • Atë a këtë?
  • Bën a s’bën?
  • Vjen a s’vjen?
  • E di a s’e di?

sipas kuptimit 2

  • A unë a ti.
  • A sot a kurrë.
  • A s’e ka ditur, a e ka harruar.

sipas kuptimit 3

  • Këndonte a s’këndonte.
  • Qante a s’qante.
  • Binte a s’binte shi.

tjera