Përdoret në fillim të një fjalie pyetëse për të theksuar më shumë pyetjen; përdoret në një fjali pyetëse retorike për të përforcuar shprehjen e pohimit, të mohimit a të dyshimit që nënkupton a jo.
Përdoret në krye të njërës prej dy fjalive pyetëse të zhdrejta, kur e dyta lidhet me lidhëzën veçuese «apo», për të theksuar kundërvënien e veprimeve.