abazhur

emër i gjinisë mashkullore; mbulesë prej qelqi, prej metali ose prej një lënde tjetër, që shërben për ta mbledhur dritën e llambës elektrike në një drejtim, për të mbrojtur sytë nga drita e fortë ose për zbukurim; mbështetësja për llambën bashkë me këtë mbulesë.

shquar abazhuri; numri shumës abazhurër;

shembuj

  • Abazhur tryeze (muri).
  • Abazhur pjatë.
  • Llambë me abazhur.
  • Ndez abazhurin.

sinonime