1. mbiemër; Që nuk varet dhe nuk kushtëzohet nga diçka tjetër; që merret a që vështrohet në vetvete, pa u lidhur e pa u krahasuar me diçka tjetër;
2. Që është i plotë e tërësor, që nuk ka asnjë përjashtim a kufizim; që është në skajin me të tejmë të shfaqjes së vet, që nuk ka tjetër përtej tij; i përsosur.
3. Që është i prerë e i padiskutueshëm, që nuk bën asnjë lëshim; i domosdoshëm.
4. Që nuk njeh asnjë ligj dhe asnjë kufizim në ushtrimin e pushtetit vetjak, që e mban në dorë gjithë pushtetin; tiranik, despotik.
shembuj
sipas kuptimit 1
- Shifër absolute.
- Vlerë absolute.
- Rritja absolute.
- Prodhimi absolut. ek.
- E vërteta absolute. filoz.
- Varfërimi absolut. ek.
- Mosha absolute. gjeol.
- Shkalla sipërore absolute. gjuh.
- Shpejtësi absolute. fiz.
- Lartësi absolute. gjeod.
- Peshë (lagështi) absolute.
- Ide absolute. filoz. shih tek IDE,~JA.
sipas kuptimit 2
- Epërsi absolute.
- Qetësi absolute.
- Liri (drejtësi) absolute.
- Besim (nënshtrim) absolut.
- Mungesë (pamundësi) absolute.
- Kampion absolut.
- Sport. sportist që ka fituar mbi kundërshtarët e tjerë në ndeshjet e një lloji të caktuar sporti.
- Zero absolute. fiz. shih te zero,~JA.
- Temperaturë absolute. fiz. shih tek temperaturë, ~A.
sipas kuptimit 3
- Gjykim (ton) absolut.
- Nevojë absolute.
- Në mënyrë absolute.
sipas kuptimit 4
- Monarki absolute.
- Shtet (regjim, sundim) absolut.
- Mbret (sundimtar) absolut.
- Shumicë absolute shumicë që e kalon gjysmën e tërësisë së numëruar, shumicë dërrmuese.