absolutizoj

folje kalimtare; e quaj si një gjë të prerë dhe të pakundërshtueshme, e kthej në diçka absolute; e vë përmbi të gjitha, e vlerësoj jashtë çdo mase.

dhe: absolutizova, absolutizuar; pësore absolutizohet

shembuj

  • Absolutizon veçoritë (dallimet).
  • Absolutizon vetëm njërën anë (njërën rrugë).