abstraksion

emër i gjinisë mashkullore; term në logjikë;  largimi me anë të të menduarit nga vetitë, tiparet e lidhjet e ndryshme të sendeve e të dukurive konkrete dhe dallimi, veçimi e përgjithësimi i tipareve të tyre më thelbësore; abstraktim.
2. Ide abstrakte, nocion abstrakt, përgjithësim teorik.

shembuj

sipas kuptimit 1

  • Abstraksion shkencor (logjik, mendor).
  • Forca e abstraksionit.
  • Bëj abstraksion.

sipas kuptimit 2

  • Vepron me abstraksione.

tjera