afsh

  1. Valë e nxehtë ajri që vjen nga zjarri ose nga diçka tjetër e ngrohtë; valë ajri që vjen nga diçka e ftohtë.
  2. Frymë e ngrohtë që del nga goja; avull.
  3. Kundërmim i fortë, erë e fortë që vjen nga disa lëndë ose sende, duhmë.
  4. Gjendja e ndezur e kafshës në kohën e ndërzimit, kur është gati për t’u ethur; gjendja e tokës kur është e përshtatshme të mbillet.

shembuj

sipas kuptimit 1
  • Afsh i ngrohtë (i nxehtë).
  • Afsh i ftohtë.
  • Afshi i zjarrit (i flakës, i furrës).
  • Afshi i dëborës.
  • Afshi i etheve.
  • Afshi i tokës.
  • Lëshon (nxjerr) afsh.
  • Marr një afsh te zjarri. 
sipas kuptimit 2
  •  Afshi i gojës. 
sipas kuptimit 3
  • Afsh i mirë (i keq).
  • Afshi i gjellës (i hudhrës).
  • Afshi i rakisë (i duhanit).
  • Më bie afshi në hundë. 
sipas kuptimit 4
  • Vjen (është) në afsh. I
  • kalon afshi.

sinonime