- Mundësia për të bërë diçka, të qenët i aftë; shkalla e përgatitjes dhe gatishmëria për të kryer një veprimtari, mundësia për të përballuar diçka.
- Prirje dhe mjeshtëri që ka dikush për të kryer mirë e shpejt diçka në fushën ku punon a mëson, zotësi.
- Mundësia që ka diçka për të nxënë, për të përpunuar ose për të prodhuar; kufiri më i lartë i kësaj mundësie.
shembuj
sipas kuptimit 1
- Aftësi të mëdha (të kufizuara, të pakta).
- Aftësi mbrojtëse (luftarake).
- Aftësi mendore (fizike).
- Aftësia blerëse.
- Aftësia për punë.
- Fitoj aftësi.
- Vë (shkrij) të gjitha aftësitë.
- Ka aftësi tretëse (thithëse).
- Humbas aftësinë.
sipas kuptimit 2
- Aftësi të veçanta.
- Aftësi krijuese (drejtuese, pedagogjike).
- Aftësi për muzikë (për matematikë).
- Ka aftësi.
sipas kuptimit 3
- Aftësi prodhuese.
- Aftësi ujitëse (lundruese).
- Aftësia e kanalit.
- Zgjeron aftësitë.
sinonime
antonime
Lexuar:
155
0 e gjetën artikullin ndihmues
0 people found this article useful