agjenci

1. Degë e një institucioni qendror ose e një ndërmarrjeje kryesore, që kryen një shërbim të caktuar; degë për veprime ndërmjetësimi si përfaqësuese e një institucioni, shoqate etj. në një vend tjetër; zyrat e kësaj dege.

2. Institucion i pajisur me mjetet e nevojshme, që merr dhe përhap lajme; zyrat e këtij institucioni.

shembuj

sipas kuptimit 1

  • Agjenci tregtare (bankare, ajrore).
  • Agjencia e udhëtarëve (e mallrave).
  • Agjencia e autobusëve (e taksive).
  • Agjenci e grumbullimit (e shitjes, e peshkimit). 

sipas kuptimit 2

  • Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH).
  • Agjencitë e lajmeve.