aglomerat

1. Copë a masë që del nga ngjeshja e kokrrizave të një minerali.

2. Shkëmb i shkrifët, i përbërë prej copash minerali të ngjeshura njëra me tjetrën.

shembuj

sipas kuptimit 1

  • Furra e aglomeratit.
  • Prodhimi i aglomeratit. 

sipas kuptimit 2

  •  Aglomerat vullkanik.