burrë

1. Njeri i gjinisë mashkullore; njeri mashkull në moshë të pjekur.

2. Njeri mashkull i martuar kundrejt gruas së vet, bashkëshort i një gruaje, i shoqi.

3. Njeri i fortë, trim, i besës e fisnik.

4. Njeri i shquar në veprimtarinë shtetërore e shoqërore ose që udhëheq e drejton, personalitet.

5. përd. mb. Trim, fisnik, i fjalës e i besës.

6. përd. përçmim i një mashkulli në moshë të pjekur.

shembuj

sipas kuptimit 1

  • Burrë i pjekur.
  • Burrë plak (i thyer).
  • Burrë i martuar (i pamartuar).
  • Burrë fjale.
  • Burrë zakoni.
  • Burrë i besës.
  • Burra e gra.

sipas kuptimit 2

  • Burri i parë.
  • Grua me burrë (pa burrë).
  • Vëllai (xhaxhai…) i burrit.
  • Motra (tezja…) e burrit.
  • U bë për burrë.
  • E mori për burrë.
  • E do për burrë.

sipas kuptimit 3

  • Burrat e dheut.
  • Burrë mbi burrat.
  • Fjalë (besë) burri.
  • Është burrë.
  • E bëri si burrat.
  • S’e bëj për burrë nuk e quaj trim, s’e çmoj.
  • Bëhu burrë! tregohu trim e guximtar!

sipas kuptimit 4

  • Burrë i madh.
  • Burrë shteti.

sipas kuptimit 5

  • Grua më burrë se burrat.

sipas kuptimit 6

  • Burri (i biri) i botës përçmim. shih te botë,~a.
  • Burrë i dheut shih te dhe,~u.
  • Burri i nënës keq. shih te nënë,~a.
  • Më është bërë (si) burri i nënës.
  • Djalë burri djalë i gjetur, thjeshtër.
  • Në shesh të burrave ballë për ballë, haptas, atje ku tregohet burrëria. A je burrë!
  • krahin. përshëndetje kur takohen dy burra.
  • S’ka burrë (nëne) … s’ka njeri të lindur (që t’ia dalë në krye një pune).

sinonime

antonime

fjalë të urta

sipas kuptimit 1

  • Burri s`matet me pëllëmbë, po me zemër.
  • Nuk lind burri me mustaqe.
  • Druri nga pemët, burri nga punët.
  • Kalin e njeh barra, burrin e njeh puna.

sipas kuptimit 2

  • Burrë e grua, mish e thua.

sipas kuptimit 3

  • Muri luan, burri s’luan.
  • Kau lidhet për brirësh, burri për fjalësh.
  • Fjala e burrit – pesha e gurit.