ACAROHEM vetv. vet. veta iii

Table of Contents

kuptimi

  1. Ftohet shumë (për motin).
  2. fig. Bëhet i nderë, ashpërsohet, keqësohet.
  3. Pezmatohet, mahiset (për plagët); keqësohet, bëhet më e rëndë (për sëmundjet).
  4. Ashpërsohet, plasaritet.

shembuj

sipas kuptimit 1
  • Acarohet koha (moti). 
sipas kuptimit 2
  • Acarohet gjendja (atmosfera).
  • Acarohen marrëdhëniet (kontradiktat, punët).
  • Acarohet lufta.
sipas kuptimit 3
  • M’u acarua plaga.
  • Iu acarua sëmundja. 
sipas kuptimit 4
  • Iu acarua lëkura.
  • Më janë acaruar duart.

sinonime

sipas kuptimit 2
sipas kuptimit 3
sipas kuptimit 4