Table of Contents
kuptimi
- Formë e veprimtarisë shtetërore, krahas asaj ligjvënëse e gjyqësore, për të ushtruar pushtetin shtetëror nëpërmjet organizimit të drejtpërdrejtë të funksioneve të shtetit e të veprimtarisë ekzekutive-urdhërdhënëse; sistemi i organeve shtetërore ose organet ekzekutive-urdhërdhënëse, që ushtrojnë pushtetin shtetëror në formën e kësaj veprimtarie.
- Njësi organizative e një sektori të ekonomisë ose të kulturës; organi drejtues i një njësie të tillë, së bashku me aparatin përkatës; zyrat e një ndërmarrjeje, kooperative, institucioni ose të një shërbimi shtetëror; ndërtesa e këtij organi ose e këtyre zyrave.
- përmb. Tërësia e nëpunësve, që veprojnë në aparatin shtetëror ose në një njësi organizative shtetërore.
- Grupi që ushtron pushtetin politik dhe ekzekutiv në një vend borgjez; nëpunësit e aparatit shtetëror ose të një sipërmarrjeje kapitaliste në një vend borgjez.
- Organet që ushtrojnë pushtetin në një krahinë ose në një vend të pushtuar dhe veprimtaria e tyre.
shembuj
sipas kuptimit 1
- Administrata shtetërore.
- Administrata e re (e vjetër).
- Administrata qendrore.
- Organet e administratës së shtetit.
sipas kuptimit 2
- Administrata e ndërmarrjes (e kooperativës, e shkollës…).
- Përgjegjësi i administratës.
- Punonjësit e administratës.
- Zyrat e administratës.
- Kaloj nga administrata në prodhim.
sipas kuptimit 3
- Administrata e fabrikës (e institutit).
- Shkurtoj administratën.
sipas kuptimit 4
- Administratë e kalbur.
- Administrata e sipërmarrjes.
sipas kuptimit 5
- Administrata ushtarake (koloniale).
- Administrata e pushtimit.