ADMINISTRATIV mb.

Table of Contents

kuptimi

  1. Që ushtron pushtetin shtetëror në formën e veprimtarisë urdhërdhënëse e ekzekutive, që ka të bëjë me organizimin e zhvillimin e kësaj veprimtarie.
  2. Që ka të bëjë me njësitë organizative, të cilat ushtrojnë veprimtarinë urdhërdhënëse dhe ekzekutive në emër të shtetit.
  3. Që ka të bëjë me punën e administratës; që i përket administratës; që bëhet nga administrata; i administratës.

shembuj

sipas kuptimit 1
  • Pushtet administrativ.
  • E drejta administrative. 
sipas kuptimit 2
  •  Njësi (qendër) administrative.
  • Ndarja (harta) administrative.
  • Kufijtë administrative. 
sipas kuptimit 3
  •  Aparat (këshill) administrativ.
  • Vendim (urdhër, kontroll) administrativ.
  • Masa (metoda) administrative.
  • Me rrugë administrative.
  • Zëvendës për anën administrative.

sinonime

 

Tags: