Table of Contents
kuptimi
- Nëpunës i ngarkuar për të ndjekur detyrat e administratës në një ndërmarrje, në një institucion etj.; punonjës me përgjegjësi i administratës.
- Nëpunës me përgjegjësi në vendet ku sundon prona private, i ngarkuar të administrojë një sipërmarrje a një pasuri dhe të kujdeset për të, që t’i sigurojë fitimet pronarit.
shembuj
sipas kuptimit 1
- Administratori i ndërmarrjes (i institutit…).
- Zyra e administratorit.
sipas kuptimit 2
- Administrator i pronave (i pasurive).
- Administrator i një banke (i një shoqërie, i minierave…).