Table of Contents
kuptimi
- Një pjesë e caktuar kohe, që është e nevojshme për të bërë diçka.
- Caku kohor (viti, muaji, dita) që është vendosur për fillimin ose për mbarimin e një pune. .
shembuj
sipas kuptimit 1
- Afat i mjaftueshëm.
- Me afat të gjatë (të shkurtër).
- Afati i shkollës (i shërbimit, i shfrytëzimit).
- I lë (i jap) afat.
- Shkurtoj (zgjat, plotësoj) afatin.
- I kaloi afati.
sipas kuptimit 2
- Afati i parë (i fundit).
- Afati i pagesës (i dorëzimit, i shlyerjes, i paraqitjes).
- Para afatit. Në afatin e caktuar.
- Pa afat të caktuar.
- Dorëzoj (kryej) në afatin e duhur.
- * S’i jap afat dikujt e ngut tepër, e shtrëngoj, s’e lë të marrë frymë
sinonime