Table of Contents
kuptimi
1. Të qenët afër, të ndodhurit në një vend pranë; kund. largësi.
2. vet. ~, ~TË. Tokat a vendet që shtrihen rrethe rrotull një qyteti, një fshati etj., vendet aty rrotull, rrethinat.
3. shih AFRI,~A .
4. fig. Lidhje e afërt shpirtërore; qëndrim i përzemërt e i ngrohtë.
shembuj
sipas kuptimit 1
- Afërsi gjeografike.
- Në afërsi afër, pranë.
sipas kuptimit 2
- Në afërsitë e qytetit (e fshatit, e kështjellës).
- Në afërsitë e frontit.
sipas kuptimit 3
- Afërsi gjinore.
- Ka afërsi.
sipas kuptimit 4
- Afërsi shpirtërore.