Table of Contents
i afërt / e afërt
kuptimi
- Që ndodhet në largësi të vogël nga diçka tjetër, që është pranë, afër diçkaje; fqinjë;
- Që e ndan pak kohë nga një çast i caktuar; që do të vijë pas pak kohe, që do të ndodhë së shpejti ose që ka qenë para pak kohe;
- Që ka marrëdhënie të ngrohta e të çiltra me dikë, i dashur e i përzemërt; që bën pjesë në rrethin e ngushtë të dikujt, që ka fituar besimin e dikujt, i lidhur ngushtë me dikë.
- Që ka përmbajtje ose tipare të ngjashme me një tjetër.
- Që afrohet nga madhësia ose nga vlera me një tjetër.
shembuj
sipas kuptimit 1
- Fshatra të afërta.
- Shtëpi (rrugë) të afërta.
sipas kuptimit 2
- E ardhmja (e kaluara) e afërt.
- Detyrat e afërta.
- Qëllimi i afërt.
- Mbledhja e afërt.
- Në ditët e afërta.
sipas kuptimit 3
- Shok (mik) i afërt.
- Bashkëpunëtor i afërt.
- Tregohem i afërt me dikë.
sipas kuptimit 4
- Mendime (pikëpamje) të afërta.
- Qëllime të afërta.
- Degë (shkenca) të afërta.
- Fjalë me kuptime të afërta.
sipas kuptimit 5
- Shuma të afërta.
- Dy numra të afërt. Përfundime të afërta.