AFROHEM vetv.

Table of Contents

kuptimi

  1. Shkoj afër dikujt a diçkaje, vete me pranë; kund. largohem. I afrohem shtëpisë.
  2. Jam i ngjashëm, përngjaj; bëhem pak a shumë i njëjtë, pothuaj barazohem me dikë a me diçka tjetër;

shembuj

sipas kuptimit 1
  • I afrohem fshatit (qytetit).
  • Anija iu afrua bregut.
  • Afrohem te zjarri.
  • Afrohu! usht., – sport. komandë për të zvogëluar largësinë midis rreshtave, për t’i bërë rreshtat më të shtrënguar.
sipas kuptimit 2
  • Afrohem në mendime.
  • Afrohen nga pikëpamjet (nga shijet).
  • Afrohen nga ngjyra. 

sinonime

antonime