Table of Contents
kuptimi
- Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore), që ndodhet më larg folësit se një frymor a një send tjetër i njëjtë; zëvendëson një emër të gjinisë mashkullore në numrin njëjës, që është përmendur më parë se një tjetër; kund. ky.
- Tregon njërin prej dy frymorëve ose sendeve (të shënuar nga emra të gjinisë mashkullore), që krahasohen, përqasen a kundërvihen; kund. ky.
- Përdoret me një emër për të përcaktuar më mirë kohën, që shënohet nga emri ose që është përmendur më parë.
- Përdoret para një fjalie të varur, e cila përcakton frymorin a sendin që tregon përemri (të shënuar nga një emër i gjinisë mashkullore), ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorin a sendin, që zëvendëson përemri (me kuptimin «kushdo», «kush»).
shembuj
sipas kuptimit 1
- Ai atje.
- Ja ai.
- Po (gjithë) ai i njëjti njeri.
- Ai djalë (libër).
- Jo ky këtu, po ai atje.
sipas kuptimit 2
- Në këtë ose në atë lëmë.
- Nga ky ose nga ai kënd vështrimi.
sipas kuptimit 3
- Atë vit (mot).
- Atë dimër.
- Atë mëngjes.
- Në atë çast.
sipas kuptimit 4
- Ai që bie për atdheun mbetet i paharruar.
fjalë të urta
- Ai që s’ka kokë, ka këmbë.