AQ ndajf. 

Table of Contents

kuptimi

  1. Në një shkallë, masë a sasi të atillë, sa është përmendur më parë ose përmendet në fjalinë tjetër; përdoret me këtë kuptim si fjalë e bashkëlidhur në fjalinë kryesore (në fjalinë e varur i përgjigjet fjala sa).
  2. Në një shkallë të lartë ose në një masë a sasi të atillë të madhe, më shumë nga ç’mendonim ose prisnim, shumë; përdoret me këtë kuptim si fjalë e bashkëlidhur në fjalinë kryesore (në fjalinë e varur i përgjigjet fjala sa).
  3. Përdoret me shkallën krahasore të ndajfoljeve e të mbiemrave me kuptim përforcues; me këtë kuptim përdoret edhe si fjalë e bashkëlidhur në fjalinë kryesore (në fjalinë e varur i përgjigjet fjala sa).
  4. Përdoret në njërën nga fjalitë e bashkërenditura kundërshtore, zakonisht me mohim, për të treguar se shkalla e veprimit që mohohet është më e ulët sesa ajo e veprimit që pohohet.
  5. Në një shkallë a masë të vogël, të kufizuar në krahasim me atë që duhet, jo më shumë; pak.

shembuj

sipas kuptimit 1
  • Edhe një herë aq më i madh se ky.
sipas kuptimit 2
  • Aq mirë (keq).
  • Aq afër (larg).
  • Aq shpejt (vonë).
  • Aq bukur.
  • Aq i thjeshtë.
  • Jo dhe aq.
  • S’është edhe aq.
sipas kuptimit 3
  • Aq më tepër (më shumë).
  • Aq më mirë (më keq).
  • Aq më pak (më fort).
  • Aq më i lehtë (më i vështirë).
sipas kuptimit 4
  • Jo aq për ty.
  • Mjaft, jo shumë.
  • Aq, jo më tepër.
  • Aq, më mjafton.
sipas kuptimit 5
  • Aq di.
  • Aq kupton.
  • Aq mendon.
  • Aq ia pret.
  • Aq donte.
  • Aq priste.
  • Aq kishte hall.

sinonime