AS lidh.

Table of Contents

kuptimi

  1. Përdoret në fjalitë mohuese, e përsëritur para gjymtyrëve homogjene ose para fjalive të bashkërenditura.
  2. Përdoret para gjymtyrës së fundit, homogjene me gjymtyrët e mëparshme të së njëjtës fjali mohuese.
  3. Përdoret e përsëritur para gjymtyrëve të një fjalie, në të cilën zakonisht folja me mohimin nënkuptohet.
  4. Përdoret në një varg togjesh të qëndrueshme frazeologjike me vlerë mohuese.

shembuj

sipas kuptimit 1
  • As ujë, as bukë.
  • As e njoh, as e di.
  • As me hahet, as me pihet.
  • As jap, as marr.
  • As vrenjtet, as kthjellohet.
sipas kuptimit 2
  • Nuk e takova të vëllanë, as të nipin.
  • Nuk e lexova librin, as hyrjen.
sipas kuptimit 3
  • As po, as jo.
  • As mirë, as keq.
  • As sot, as mot.
  • As unë, as ti.
  • As andej, as këtej.
  • As grihet, as tërhiqet.
sipas kuptimit 4
  • As të ngroh, as të ftoh.
  • As mish, as peshk.
  • As nam, as nishan.
  • As në qiell, as në tokë.
  • As turbullon, as kthjellon.

Tjera

ose … ose

edhe … edhe

siashtu dhe

 

 

Tags: