AS pj.

Table of Contents

kuptimi

1. Përdoret zakonisht me folje për të grishur dikë që të fillojë të flasë a të veprojë, për të zbutur një urdhër a për ta paraqitur si lutje ose për të shprehur qëndrimin emocional të folësit.
2. Përdoret, e ndjekur shpesh nga edhe, për të përforcuar me shumë mendimin që shpreh fjalia, me kuptim të afërt me «qoftë (edhe)», «bile, madje».
3. Përdoret zakonisht në krye të një fjalie, e ndjekur nga që, për të përforcuar mohimin, në vend të pjesëzës nuk ose së bashku me të.
4. Përdoret kur flitet për kohë, moshë, madhësi etj., që ende nuk është arritur, nuk është plotësuar.

shembuj

sipas kuptimit
  •  As ia merr një kënge.
  • As na thua.
  • As më flet një fjalë!
  • As m’i fal ti sytë e zez.
sipas kuptimit
  • As unë nuk e di.
  • As edhe një.
sipas kuptimit
  •  As nuk e pa.
  • As e kishte ndër mend.
  • As që do t’ja dijë.
sipas kuptimit
  • As dy ditë punë.
  • As pesë minuta.
  • As gjashtë muajsh.
  • As dy hapa larg.

tjera

Tags: