REKLAMË f. ek.

Table of Contents

kuptimi

1. vet. nj. Tërësia e masave dhe e veprimeve që ndërmerren në vendet me tregti kapitaliste për të bërë sa më të njohur një mall, një shfaqje etj. me qëllim që të tërhiqen blerës ose shikues, zakonisht duke i paraqitur të zmadhuara e të zbukuruara cilësitë e vlerat e vërteta dhe duke bërë bujë.
2. Shpallje me shkrim a me gojë, pllakat etj., që njofton për një mall, për një shfaqje etj. me qëllim që të tërhiqen blerës ose shikues. Reklamë shumëngjyrëshe (me drita).
3. keq. Përpjekje për ta bërë sa më të njohur dikë a diçka e për t’i rritur vlerën para syve të botës, prirje për të bërë bujë.

shembuj

sipas kuptimit 1
  • Reklamë e madhe (e fryrë, mashtruese).
  • Reklamë tregtare (turistike).
  • Reklamë borgjeze (kapitaliste).
  • Reklama për mallin (për shfaqjen).
  • Reklamë në shtyp (në radio, në televizion).
  • Shpirti i reklamës.
  • I bëjnë reklamë.
sipas kuptimit 2
  • Reklamë pijesh (këpucësh).
  • Reklamat e kinemasë (e teatrit, e shfaqjes, e ndeshjes).
  • Dritat e reklamave.
  • Lexoj (shikoj, dëgjoj) reklamat.
  • Ndizen reklamat.
sipas kuptimit 3
  • Prirje për bujë e për reklamë.
  • I bën reklamë vetes.
  • I bëjnë reklamë të madhe.

tjera