agjent (person)

Bashkëpunëtor i fshehtë i organeve të zbulimit të një shteti të huaj ose i organeve policore të brendshme të një regjimi antipopullor; spiun. Ai që vihet në shërbim të synimeve e të veprimtarisë ideologjike, politike, ekonomike, ushtarake etj. të dikujt. shembuj sipas kuptimit 1 Agjent i fshehtë (i vjetër, i regjur). Agjent i zbulimit amerikan.…

agjenturë (keq)

Qendër e organizuar zbulimi a spiunazhi, që mbledh të dhëna të fshehta dhe që zhvillon veprimtari armiqësore kundër një vendi tjetër; grup ose organizatë, që u shërben synimeve dhe interesave ideologjike, politike, ekonomike, ushtarake etj. të një shteti, të një klase etj. shembuj Agjenturë e rrezikshme. Agjenturë e borgjezisë (e imperializmit).