folje jokalimtare me disa kuptime.
- Rroj, jetoj, gjëllij.
- Fjalë e urtë:
- Sot jemi, nesër s’jemi.
- Ndodhem diku ose duke bërë diçka, gjendem.
- Shembuj:
- Jam në shtëpi (në shkollë, në punë, në mbledhje).
- Do të jemi te një shok do të vemi për vizitë te një shok.
- Është në udhëtim po udhëton.
- Jam në (me) shërbim.
- Kudo qoftë (kudo që të jetë).
- Ku je?
- Nga (ku) janë e nga (ku) s’janë të gjithë pa përjashtim.
- Kaloj një gjendje, jetoj një gjendje të caktuar; kam një veti, një tipar, një aftësi a diçka tjetër që më vë në një gjendje të caktuar; kam arritur një gjendje të caktuar (edhe në një varg njësish frazeologjike).
- Shembuj:
- Është i ri (i zoti, trim).
- Është i gjatë (i madh, i shkurtër).
- Është e domosdoshme (e kuptueshme, e lehtë, e rëndë).
- Qofsh i lumtur.
- Qenka i marrë! Sa është?
- Ç’moshë ka. I vetmi është.
- I përkas dikujt, kam lidhje farefisnie ose lidhje të tjera me të, kam të bëj me të.
- Shembuj:
- Është yni.
- Është i biri (e bija, e ëma).
- Është djali i Skënderit.
- Janë farefis.
- Folje vetore veta e tretë; i përket dikujt a diçkaje, është pronë e dikujt a pjesë e diçkaje; lidhet ngushtë me të, i takon.
- Shembuj:
- Goma është e imja.
- Kjo është për ty.
- Është e të gjithëve.
- S’është e askujt.
- Ato lugina janë të Llojanit.
- E kam prejardhjen, vij, rrjedh.
- Shembuj:
- Jemi nga një fshat.
- Është nga një familje patriotësh.
- Ishte nga një shtresë e varfër.
- Më duhet të bëj diçka, kam për të bërë diçka; kam prirjen për të bërë diçka, kam dëshirë për të, e pranoj a e pëlqej.
- Shembuj:
- Jam për rrugë.
- Jam për t’u nisur.
- Jam për ta vendosur nesër.
- S’jam me këtë zgjidhje.
- Jam me ty pajtohem me ty dhe të përkrah.
- Folje vetore; Bëhemi (si numër, si sasi).
- Shembuj:
- Ishin shumë (pak, mizëri, mizë lisi).
- Sa ishin?
- Ishin pesë vetë.
- Folje vetore veta e tretë; Ndodh, ngjan, bëhet; fillon.
- Shembuj:
- Nesër janë zgjedhjet.
- Kur është mbledhja (ndeshja, shfaqja)?
- Folje vetore veta e tretë;
- Shembuj:
- Janë ca punë që s’i lë dot.
- Janë ca njerëz që…
- Janë shumë (mjaft, boll).
- Folje vetore veta e tretë; Duhet, do (me një folje në paskajore).
- Shembuj:
- Është për të vënë re.
- Është për të thënë.
- Është për të vënë në dukje.
- Përdoret me folje në përcjellore dhe së bashku me të jep gjendjen ose vijimin e një veprimi.
- Shembuj:
- Është duke punuar po punon.
- Isha duke mësuar po mësoja.
- Përdoret si folje ndihmëse për të ndërtuar kohët e përbëra të foljeve pësore dhe vetvetore.
- Shembuj:
- Jam rruar.
- Është ftohur.
- I janë përveshur punës.
- Ishte mësuar.
- Qe mbyllur brenda.
- Si qenka bërë!
Kuptime tjera
- Duke qenë (që) për arsye…, meqenëse… Në qoftë se…, në është se…, po qe se…, po të jetë se …. (që…), me kusht që…, sikur … Qoftë…, qoftë… edhe… edhe, si… ashtu dhe.
- Shembuj:
- Sido që të jetë sidoqoftë.
- me kuptim ironik, mospërfillës
- Shembuj:
- Ç’paske qenë!
- S’i gjendet shoku!
- I vetmi qenka!
- S’e paskam njohur!
- Të qoftë! merre!
- fjalë ndërmjetëse me fjalë tjera
- Shembuj:
- Ç’është e vërteta (e drejta) . ; shih edhe vërtetë
- Për se është çështja?; shih edhe çështje
- Është (ndahet) në shenjë.; shih edhe shenjë
- S’është e thënë… (që…); shih edhe thënë
- Është (më duket) e udhës.; shih edhe udhë
- Jemi (qëndrojmë) bllok.; shih edhe bllok
- Janë të një çanaku keq.; shih edhe çanak
- S’është për gjë s’di të bëjë asgjë, s’është i aftë as edhe për një gjë.; shih edhe gjë
- Jemi (rrimë, banojmë) nën një kulm.; shih edhe kulm
- Janë shenjat që…; shih edhe shenjë
- Lipsur qoftë!; shih edhe lipsem
- Sa për të qenë brenda.; shih edhe brenda
- Qoftë edhe një thua.; shih edhe thua ose thoi
- Jemi paq me njëri-tjetrin.; shih edhe paq
- Nuk është punë (që bëhet).; shih edhe punë
- Është (bëhet) bark e shpinë me dikë.; shih edhe bark
- Është (e ka, shkon) gjalpë e vaj me dikë; shih edhe gjalpë
- Janë gur e uror.; shih edhe gur
- Është me këmbë në yzengji dikush; shih edhe yzengji
- E kam (jemi) lakra (presh) në kopsht dikë (me dikë); shih edhe lakër
- Janë pe për një gëzof.; shih edhe gëzof
- Është për të lëpirë gishtat.; shih edhe lëpij
- Ishte me pushkë në faqe.; shih edhe pushkë
- Janë (shkojnë) thikë e brisk (brisk e thua); shih edhe thikë
- Janë në thikë e në pikë.
- Është thikë me dy presa (tehe); shih edhe presë
- S’është cjap për atë zile; shih edhe zile
Shtjellimi i foljes
Mënyra dëftore | |
e tashme | e pakryer |
unë jam ti je ai (ajo) është ne jemi ju jeni ata (ato) janë | unë isha ti ishe ai (ajo) ishte ne ishim ju ishit ata (ato) ishin |
e kryer e thjeshtë | E kryer |
unë qeshë ti qe ai (ajo) qe ne qemë ju qetë ata (ato) qenë | unë kam qenë ti ke qenë ai (ajo) ka qenë ne kemi qenë ju keni qenë ata (ato) kanë qenë |
E kryer e plotë | E ardhme |
unë kisha qenë ti kishe qenë ai (ajo) kishte qenë ne kishim qenë ju kishit qenë ata (ato) kishin qenë | unë do të jem ti do të jesh ai (ajo) do të jetë ne do të jemi ju do të jeni ata (ato) do të jenë |
E ardhme e përparme | |
unë do të kem qenë ti do të kesh qenë ai (ajo) do të ketë qenë ne do të kemi qenë ju do të keni qenë ata (ato) do të kenë qenë | |
Mënyra dëshirore | |
E tashme | |
Qofsha Qofsh Qoftë Qofshim Qofshi Qofshin | |
Mënyra kushtore | |
E kryer | |
unë do të kisha qenë ti do të kishe qenë ai (ajo) do të kishte qenë ne do të kishim qenë ju do të kishit qenë ata (ato) do të kishin qenë | |
Mënyra lidhore | |
E tashme: të jem E pakryer: të isha E kryer: të kam qenë E kryer e plotë: të kisha qenë | |
Mënyra urdhërore | |
E tashme | |
veta e dytë njëjës: ji veta e dytë shumës: jini | |
Mënyra pjesore | |
E tashme: qenë E kryer: pasë qenë | |
Mënyra paskajore | |
E tashme: për të qenë | |
Mënyra përcjellore | |
E tashme: duke qenë E kryer: duke pas qenë |