kontabilitet

1. Teoria e praktika e llogaritjes në të holla të vlerave ekonomike në prodhim, në shpërndarje dhe në konsum; mbajtja e llogarive për prodhimin, për shpenzimet e qarkullimin e mallrave në një ndërmarrje, në një kooperativë etj.; lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme për këtë teori e praktikë në disa shkolla të posaçme; bised. teksti që përmban këto njohuri.

2. Degë e administratës që merret me këto llogaritje.

shembuj

sipas kuptimit 1

  • Libri i kontabilitetit.
  • Teksti i kontabilitetit. 
  • Dha provimin e kontabilitetit. 

sipas kuptimit 2