AFËR parafj.

Table of Contents

kuptimi

1. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon vendin, sendin ose njeriun pranë të cilit gjendet dikush a diçka, kryhet një veprim ose drejt të cilit shkon a lëviz dikush a diçka.
2. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që tregon kohën pak çaste para së cilës kryhet një veprim, ndaj.

shembuj

sipas kuptimit 1
  • Afër nesh.
  • Afër shtëpisë (lumit). 
sipas kuptimit 2
  • Afër mbrëmjes (mëngjesit). Afër dimrit.
  • Afër të pesëdhjetave. 

sinonime

antonime